Ndërlidhjet

logo-print

Siria në kërkim të sulmuesve


Autoritetet në Siri thonë se zyrtarë kundër terrorizmit janë në kërkim të autorëve të veturës bombë, e cila la të vdekur 17 persona në kryeqytetin sirian, Damask.

Shpërthimi ndodhi të shtunën, jo shumë larg një vendi të shenjtë shiit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që është përshkruar si më vdekjeprurësi, në më shumë se një dekadë në Siri.

Ministri i brendshëm Bassam Abdul Majid e ka cilësuar atë si sulm terrorist.

KS i OKB-se, SHBA dhe anëtarë tjerë të bashkësisë ndërkombëtare e kanë dënuar sulmin.
XS
SM
MD
LG