Ndërlidhjet

logo-print

Pakt bërthamor SHBA-Indi


Kongresi amerikan ka votuar pro-miratimit të një pakti që i lejon SHBA-ve ta pajisin me materiale bërthamore Indinë. Votimi ishte 298 me 117.

Marrëveshja, që mbështetet nga presidenti George Bush, duhet të aprovohet edhe nga Senati.

Pas votimit të Kongresit, Bush përmes një deklarate i bëri thirrje Senatit ta miratojë ligjin para se Kongresi të pezullojë punët në tetor, në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Marrëveshja i lejon SHBA-së që të dëgojë material bërthamor në Indi, në shkëmbim të inspektimit ndërkombëtar të reaktorëve civilë bërthamorë të Indisë.
Arsenali bërthamor i Indisë dhe objektet ushtarake bërthamore nuk do të jenë të mbikëqyrura ndëkrombëtarisht.
XS
SM
MD
LG