Ndërlidhjet

Pakistan: Rrëmbehet një polak


Persona të armatosur kanë rrëmbyer një inxhiner polak në veri të Pakistanit, derisa gjatë rrëmbimit kanë vrarë vozitësin e tij dhe rojen e sigurimit.

Policia e Pakistanit tha se rrëmbimi ndodhi afër fshatit Pind Sulltani në qarkun Attock.

Zyrtari i policisë Kazim Ali i ka thënë AFP-së se polaku i rrëmbyer po punonte për një kompani nafte në rajon.
XS
SM
MD
LG