Ndërlidhjet

SHBA: Ligjvënësit harmonizuan konturat e marrëveshjes


Ligjvënësit amerikanë janë dakorduar për konturat e marrëveshjes, e cila parasheh të jepen 700 miliardë dollarë për të shpëtuar sektorin bankar.

Raportet thonë se konturat parashohin që qeveria t'i blejë borxhet e këqija nga bankat dhe në këmbim të marrë një pjesë të pronësisë mbi bankat.

Gjithashtu parashihet që disa banka të inkurajohen të blejnë siguracione tek qeveria për ta mbuluar borxhin e keq që e kanë.

Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nency Pelosi dhe sekretari i Thesarit Henry Paulson, thanë se është arritur "progres i madh", por ligjvënësit ende po kërkojnë që ta finalizojnë marrëveshjen formale.

Punët mbi legjislacionin e propozuar pritet të vazhdojnë sot.
XS
SM
MD
LG