Ndërlidhjet

Austri: Rritet mbështetja për partitë e djathta


Projeksionet e para jozyrtare tregojnë se dy partitë e ekstremit të djathtë kanë fituar 30 % të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare, që është rekord në Austrinë e pas luftës.

Projeksionet i japin Partisë së Lirisë rreth 18 % të votave, ndërsa partisë tjetër Aleanca për Ardhmërinë e Austrisë afro 12 % të votave.

Dy partitë kryesore të qendrës, Socialdemokratët e majtë dhe Partia Popullore konservatore kanë mbetur parti më të mëdha, por mbështetja e tyre ka rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zgjedhjet e sotme pasuan prishjen e koalicionit mes Partisë Popullore dhe Socialdemokratëve në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG