Ndërlidhjet

Afganistan: 6 të vdekur nga sulmi vetëvrasës


Një sulmues vetëvrasës me një motoçikletë ka sulmuar një autokolonë të policisë kufitare, duke shkaktuar vdekjen e tre policëve dhe tre civilëve.

Zyrtarët e policisë thanë se 17 persona të tjerë, përfshirë dy policë dhe 15 civilë, janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi në Spin Boldak të provincës Kandahar afër kufirit me Pakistanin.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë milicia talebane.
XS
SM
MD
LG