Ndërlidhjet

Siri: Islamistët qëndrojnë pas sulmit të fundjavës


Siria tha se sulmi i fundjavës, në të cilin u vranë 17 vetë në Damask u krye nga një sulmues vetëvrasës i ndërlidhur me një grup militant islamist.

Media shtetërore tha se automjeti që shpërtheu kishte hyrë në Siri nga një vend fqi arab.

Ato nuk e thanë emrin e vendit arab, por Siria kufizohet me Libanin, Irakun dhe Jordaninë.

Sulmi i së shtunës afër një kompleksi të sigurisë në kryeqytetin Damask, ishte më i madhi dhe më vdekjeprurësi në dy dekadat e fundit në Siri.
XS
SM
MD
LG