Ndërlidhjet

Bellorusi: Opozita pa asnjë vend në parlament


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bellorusi tha se partitë e opozitës nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ulëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Kryetarja e komisionit, Lidia Yermoshina tha se "nuk është zgjedhur as një kandidat i vetëm i opozitës".

"Nuk kam komente. Mund t'i komentoj vetëm të dhënat. Ato flasin se deri tash asnjë prej tyre nuk ka fituar, votuesit nuk i kanë mbështetur", tha Yermoshina.

Komisioni i zgjedhjeve tha se rezultatet e plota lënë të kuptohet se 110 ulëset e parlamentit do të shkojnë për politikanët besnikë ndaj presidentit Aleksandr Lukashenka.

Rezultatet pritet të konfirmohen formalisht të premten.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila kishte rreth 500 vëzhgues në Bellorusi, pritet ta bëjë publik vlerësimin e saj sot pasdite.
Opozita e Bellorusisë tha se zgjedhjet ishin mashtrim.

Anatoly Lebedko, lider i Partisë së Bashkuar Qytetare u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të mos i njohin zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG