Ndërlidhjet

logo-print

Frattini: BE me siguri do përmbahet për nismën serbe


Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian me siguri do të jenë të përmbajtura gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me nismën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

"Besoj se abstenimi është zgjidhje e mirë", tha ai pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Frattini gjithashtu shprehu bindjen se do të gjindet zgjidhje që misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG