Ndërlidhjet

Egjipt: Lirohen 19 pengje


11 turistë evropianë dhe tetë egjiptianë të rrëmbyer një javë më parë janë liruar. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme italiane. Në mesin e pengjeve ishin pesë italianë, pesë gjermanë dhe një rumun.

Turistët dhe shoqëruesit e tyre u rrëmbyen në një zonë kufitare të Egjiptit dhe më pas u dërguan në Sudan. Rrëmbyesit, një pjesë e të cilëve u vranë gjatë përleshjeve me ushtrinë sudaneze, kishin kërkuar 6 milionë euro për lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG