Ndërlidhjet

Irani kundërshton kërkesat e KB-ve


Irani ka kundërshtuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të miratuar fundjavën që lamë pas. Rezoluta kërkon nga Teherani respektimin e kërkesave të Kombeve të Bashkuara të paraqitura dhe në rezolutat e mëparshme.

Kërkesa kryesore nga bashkësia ndërkombëtare është pezullimi i pasurimit të uraniumit.

"Sa i përket pasurimit të uraniumit ne e konsiderojmë një gjë të tillë si të drejtën tonë. T'i kërkohet Iranit pezullimi i aktiviteteve për pasurimin e uraniumit i tejkalon të drejtat ligjore ndaj ne po vazhdojmë në rrugën tonë të natyrshme", tha Hasan Kashkavi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.
XS
SM
MD
LG