Ndërlidhjet

Rice: Përparim rreth Iranit


Gjashtë fuqitë që janë të përfshira në krizën e programeve bërthamore të Iranit do të marrin masa të mëtejshme kundër Iranit. Shefja e diplomacisë amerikane e cilësoi si shumë pozitive rezolutën e miratuar gjatë fundjavës që lamë pas nga Këshilli i Sigurimit.

Por Irani e ka kundërshtuar rezolutën e fundit, e cila kërkon nga Teherani respektimin e kërkesave të OKB-së të paraqitura dhe në rezolutat e mëparshme.
Kërkesa kryesore nga bashkësia ndërkombëtare është pezullimi i pasurimit të uraniumit.

"Sa i përket pasurimit të uraniumit ne e konsiderojmë një gjë të tillë si të drejtën tonë. T'i kërkohet Iranit pezullimi i aktiviteteve për pasurimin e uraniumit i tejkalon të drejtat ligjore ndaj ne po vazhdojmë në rrugën tonë të natyrshme", tha Hasan Kashkavi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.
XS
SM
MD
LG