Ndërlidhjet

logo-print

Minsk: Ndërkombëtarët kritikojnë zgjedhjet


Shtetet e Bashkuara kritikuan zgjedhjet në Bjellorusi se nuk ishin sipas standardeve ndërkombëtare.

"Ne pamë se zgjedhjet nuk i përmbushnin standardet ndërkombëtare. Pamë dhe vërejtjet e OSBE-së. Ne dëshirojmë të punojmë me qeverinë në Bjellorusi dhe po shohim për rrugët që mund ta bëjmë një gjë të tillë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Wood.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se fushata parazgjedhore ishte rreptësisht e kontrolluar dhe pati manipulim votash. Komisioni Evropian i kërkoi Minskut zyrtar që të bashkëpunojë me vëzhguesit ndërkombëtarë.

Rezultatet e para treguan se opozita nuk kishte fituar asnjë vend në paralmentin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG