Ndërlidhjet

England: Shqipëria po i kontribuon paqes


"Shqipëria jep një kontribut kyç për sigurinë dhe paqen në rajon", ka thënë gjatë një vizite në Tiranë zëvendës-sekretari amerikan i mbrotjes Gordon England.

Gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha, dy personalitetet vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

England ka vënë në pah se Forcat e Armatosura Shqiptare, po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në operacionet paqeruajtëse të OKB-së në mbarë botën.

Kryeministri Berisha duke garantuar thellimin e refomave të qeverisë së tij, kërkoi nga SHBA-të vëzhgues nga institucionet kompetente për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG