Ndërlidhjet

Prishtina: S'ka ndarje të Kosovës


Krerët e institucioneve të Kosovës e kanë hedhur poshtë si të papranueshme deklaratën e presidentit serb Boris Tadiq për ndarjen eventuale të Kosovës.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova e pavarur është shtet i pranuar ndërkombëtarisht.

"Dihet qëndrimi ynë i qartë. Ne jemi shtet dhe të gjitha të tjerat janë përpjekje të kota", ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se kjo nuk është përpjekja e parë e Serbisë, për të ndarë Kosovën.

"Megjithatë, Kosova i ka kufijtë e saj, të cilët gjithnjë e më tepër po pranohen. Mendoj se proceseve në Ballkan dhe Evropë nuk iu duhet rishkrimi i kufijve", ka thënë Krasniqi.
XS
SM
MD
LG