Ndërlidhjet

Solana vizitë Gjeorgjisë


Shefi i politikës së jashtme i BE-së, Javier Solana ka arritur në Gjeorgji, në prag të lansimit të misionit monitorues të BE-së në këtë vend.

Solana do të takohet me presidentin Mikeil Saakashvili dhe do t'iu drejtohet monitoruesve të misionit të BE-së, i cili zyrtarisht nis të mërkurën.

Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se monitoruesit evropianë njëherë për njëherë nuk do të kenë qasje në zonën e sigurisë përreth rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Nën planin e paqes të ndërmjetësuar nga BE, Rusia duhet t'i tërheqë trupat nga e ashtuquajtura zonë e sigurisë përreth Osetisë Jugore dhe Abhkazisë deri më 10 tetor.
XS
SM
MD
LG