Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Vritet një ushtar amerikan


Ushtria amerikane tha se një ushtar amerikan është vrarë pasi ishte qëlluar sot me armë zjarri në veri të Bagdadit.

Në deklaratë thuhet se ushtari ishte dërguar për trajtim në spital, por kishte vdekur nga plagët e shkaktuara.

Me këtë vrasje, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë këtij muaji në Irak rritet në 25. Në gusht qenë vrarë 23.

Associated Press thotë se të paktën 4 167 pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur në Irak, që nga fillimi i luftës në mars të 2003-tës.
XS
SM
MD
LG