Ndërlidhjet

Wal-Mart në mbrojtje të fëmijëve punëtorë uzbekë


Dyqani më i madh botëror i shitjes me pakicë, kompania amerikane Wal-Mart u ka thënë sot furnizuesve që të ndalin blerjen e pambukut nga Uzbekistani- përpjekje kjo për të penguar detyrimin në punë të fëmijëve në industrinë e pambukut në këtë vend.

Nënpresidenti i Wal-Mart-it Rajan Kamalanathan, ka thënë se kompania nuk toleron punën e detyruar të fëmijëve.

Wal –Mart tha se ka formuar një koalicion që përfaqëson 90 për qind të blerjes së pambukut, apo gjërave nga pambuku.

Në fillim të këtij muaji, Uzbekistani ka publikuar një plan që shpjegon se si hap pas hapi do të ndërpritet përdorimi i fëmijëve punëtorë nga grupet tregtare të industrisë.
XS
SM
MD
LG