Ndërlidhjet

Hagë: Fillon gjykimi i Momçillo Perishiq


Ish kreu i armatës jugosllave do të dalë sot në Tribunalin e Hagës për rolin e tij në mizoritë në Bosnje, përfshirë masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Momçillo Perishiq ngarkohet me 13 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga vartësit e tij.

Perishiq iu dorëzua gjykatës në vitin 2005 dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet edhe me burg të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG