Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Ndarja e Kosovës ka qenë një nga opsionet


Presidenti serb Boris Tadiq tha se nuk ka planifikuar të propozojë ndarjen e Kosovës, por as që e ka përjashtuar idenë.

"Ndarja po diskutohet në Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe ajo ka qenë një nga opsionet gjatë gjithë këtyre viteve", tha mbrëmë Tadiq në një konferencë për shtyp.

"Këtë opsion unë mund ta konsideroj kur të gjitha opsionet tjera të harxhohen", tha presidenti serb, për të shtuar se Serbia nuk e njeh dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tadiq i bëri këto komente disa orë pasi përmendi idenë për ndarjen e Kosovës, e cila u prit me reagime të ashpra nga zyrtarët në Prishtinë.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe janë të kota të gjitha përpjekjet për ndarjen e saj.
XS
SM
MD
LG