Ndërlidhjet

Pakistan: 5 të vrarë nga sulmi amerikan


Të paktën pesë njerëz janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur kur, siç pretendohet, një fluturake e ushtrisë amerikane ka sulmuar një shtëpi në një zonë kufitare të Pakistanit afër Afganistanit.

Zyrtarët pakistanezë e sigurisë thanë se aeroplani kishte shkrepur dy predha në fshatin afër qytetit Mir Ali në Waziristanin Verior mbrëmë në mesnatë.

Rajoni i Wazirstanit Verior konsiderohet të jetë strehë e talebanëve dhe rrjetit Al Kaeda.
XS
SM
MD
LG