Ndërlidhjet

Barroso: BE të forcojë bashkëpunimin financiar


Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se qeveritë evropiane duhet të punojnë më ngushtë me njëra-tjetrën në përpjekje të stabilizojnë sistemet financiare të goditura nga krizat globale.

Barroso duke folur në një konferencë për gazetarë tha se qeveritë duhet të punojnë së bashku në nxjerrjen urgjente nga balta të bankave me probleme dhe të gjejnë zgjidhje afatgjate për të rifituar besimin e plotë.

Aksionet bankare kanë rënë në Evropë në ditët e fundit dhe qeveritë është dashur të veprojnë për të shpëtuar disa institucione bankare.
XS
SM
MD
LG