Ndërlidhjet

Rusia nuk ekstradon Kadijeviqin


Prokuroria shtetërore e Rusisë ka refuzuar që t'ia dorëzojë Kroacisë ish- ministrin jugosllav të Mbrojtjes Velko Kadijeviq, dhe për këtë autoritetet e Zagrebit janë njoftuar që në mars, ka deklaruar përfaqësuesi zyrtar i prokurorisë.

Kadijeviq ishte në krye të ushtrisë jugosllave në vitin 1991. Kroacia e akuzon atë për përfshirjen e tij gjatë luftimeve në Vukovar.

Prokuroria ruse ka thënë se në përputhje me ligjet ruse, mbi refugjatët, Kadijeviq ka marrë statusin e refugjatit në Rusi në vitin 1993.

Kadijeviqit i është dhënë në gusht nënshtetësia ruse, ndërsa kushtetuta ruse ndalon ekstradimin e qytetarëve rusë shteteve tjera.

Ambasadori kroat në Rusi Bozho Kovaçeviq i ka thënë Interfax-it se ministria kroate e drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet ruse ekstradimin e Kadijeviqit, por përgjigja nuk ka arritur ende.

XS
SM
MD
LG