Ndërlidhjet

Banka e Anglisë: 40 miliardë USD për bankat


Banka e Anglisë ka ofruar një shumë prej 40 miliardë dollarësh si kredi afat-shkurtër për institucionet bankare të goditura nga kriza globale e kredive.

Banka qendrore britanike në muajin gusht ka filluar të injektojë fonde në dollarë në tregun e parave, si pjesë e një aksioni të koordinuar të bankave qendrore.

Banka të mëdha qendrore janë pajtuar që të ofrojnë qindra miliarda dollarë për tregun e parave që është goditur nga kriza e vazhdueshme financiare.
XS
SM
MD
LG