Ndërlidhjet

Merkel refuzon ndarjen e Kosovës


Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së Kosovës, e cila është përmendur nga presidenti serb Boris Tadiq.

Ajo ka bërë këto komente pas takimit me Tadiqin në Berlin. Ndërkohë, Tadiq i cili dje kishte thënë se ndarja është një opsion, në Berlin ka thënë se është keqkuptuar.

Në anën tjetër, Gjermania sipas kancelares Merkel, ende është po shqyrton nëse duhet përkrahur ose jo nisma serbe në OKB-së për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

"Ne ende jemi në bisedime për këtë", ka thënë Merkel për të shtuar se "BE dhe Gjermania ende po punojnë në atë se si të votojnë".
XS
SM
MD
LG