Ndërlidhjet

logo-print

Çekia rrit misionin ushtarak në Kosovë


Qeveria çeke ka publikuar sot një vendim që ka për qëllim të rrisë misionet ushtarake jashtë vendit përfshirë Kosovën dhe Afganistanin.

Propozimi, që duhet të miratohet nga parlamenti, parasheh rritjen e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në misione të tilla nga 900 sa është tash në 1386.

Ministria e Mbrojtjes planifikon të ndajë 96 milionë euro për këtë qëllim, njofton agjencia çeke e lajmeve CTK.

"Ne po tërhiqemi gradualisht nga Iraku. Do të marrim pjesë në dy misione të mëdha- në Kosovë dhe Afganistan", ka thënë kryeminsitri çek Mirek Topolanek.
XS
SM
MD
LG