Ndërlidhjet

Solana:Misioni në Gjeorgji pati "nisje të butë"


Shefi i politikës së Jashtme Javier Solana tha se misioni vëzhgues i BE-së në Gjeorgji ka pasur një "nisje të butë", me monitoruesit, që janë lejuar nga trupat ruse të hyjnë në zonën e sigurisë përreth rajoneve separatiste.

Rreth 200 vëzhgues të BE-së kanë filluar sot misionin në Gjeorgji.

Shefi i misionit Hansjorg Haber shpjegon operacionet e sotme:

"Patrullat e para të misionit evropian kanë filluar operacionet e tyre duke filluar nga katër zyra në terren- në Poti, Zugdidi, Gori dhe Tbilisi. Gjatë patrullimeve vëzhguesit kanë vënë kontaktet e para me palët- autoritetet gjeorgjiane, stafin ushtarak rus dhe popullatën lokale", ka thënë Haber.

Monitoruesit e paarmatosur duhet të sigurojnë se edhe Rusia edhe Gjeorgjia po i përmbahen marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga BE.
XS
SM
MD
LG