Ndërlidhjet

Miliband: Besoj se Mali i Zi do njohë Kosovën


Ministri i jashtëm i Britanisë David Miliband ka shfaqur besimin se Mali i Zi, pas një debati në parlament do ta njohë Kosovën.

"Besoj se një hap të tillë do ta shfrytëzojë edhe Mali i Zi dhe rajoni", ka theksuar Miliband në tekstin autorial të botuar në gazetën Vijesti.

Ai ka theksuar se njohja e Kosovës është çelës i stabilizimit të rajonit.

"Tashmë 50 shtete nga tërë bota, përfshirë edhe 21 anëtarët e BE-së e kanë njohur Kosovën. Sa më shumë shtete që ta bëjnë këtë, aq më lehtë do të jetë për rajonin që ta lë pas të kaluarën dhe t'i kthehet prioriteteve- përparimi ka stabiliteti dhe siguria si dhe hyrja në BE", ka thënë shefi i diplomacisë britanike.

Miliband ka thënë se e kupton faktin se Kosova mbetet temë e vështirë për Serbinë, por ka vlerësuar se Serbisë nuk do t'i ndihmojë përshtypja e gabuar se Kosova një ditë do të kthehet nën kontrollin e Beogradit.
XS
SM
MD
LG