Ndërlidhjet

logo-print

Cërvenkovski: Së shpejti vendimi për Kosovën


Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka paralajëmruar sot në Bruksel se shteti i tij së shpejti mund të marrë vendimin lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka bërë këto komente pas takimit me Komisionerin evropian të Zgjerimit Oli Rehn.

"Ne kemi diskutuar për raportet për Kosovën. Mendoj se ka kaluar koha e debateve dhe analizave rreth Kosovës dhe ka ardhur koha e vendimeve", ka thënë Cërvenkovski.

Ai tha se vendimi është në interes të qeverisë së Maqedonisë dhe se pret që qeveria ta marrë së shpejti atë.

XS
SM
MD
LG