Ndërlidhjet

logo-print

Samit i vogël evropian për krizën


Liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të takohen të shtunën në Paris për t'u pajtuar mbi reagimin evropian ndaj krizës globale financiare.

Presidenca franceze e BE-së, tha në një deklaratë se samiti ka për qëllim, përgatitjen për takimin e ardhshëm të G8-ës mbi krizën ndërkombëtare financiare.

Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, shefi i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet dhe kreu i Komitetit të Ministrave të Financave të BE-së Jean–Claude Juncker.
XS
SM
MD
LG