Ndërlidhjet

Mospajtime ruso-gjermane për Gjeorgjinë


Presidenti rus Dmitry Medvedev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë shfaqur sot publikisht mospajtimet e tyre mbi Gjeorgjinë.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Shën Petërsburg, Merkel ka kërkuar një rritje të mirëkuptimit mes Evropës dhe Rusisë, por në të njëjtën kohë ka kritikuar Rusinë për politikën e saj ndaj Gjeorgjisë.

Medvedev ka hedhur poshtë këtë kritikë:

"Po konfrontohemi me një situatë në të cilën hipokrizia dhe të themi mospërfillja ekstreme e shumëfishuar me nacionalizëm agresiv, po mundohen të fitojnë simpatinë e opinionit ndërkombëtar. Nuk është hera e parë që bota ndeshet me devijim të tillë dhe nuk është hera e parë që njerëzit janë ndikuar nga një propagandë e tillë e paskrupullt", ka thënë Medvedev.

Merkel, ndërkohë ka përmendur edhe fusha tjera të mospajtimeve e që kërkojnë diskutime në të ardhmen- provincën separatiste të Moldavisë, Transnistrinë, Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Medvedev kërkoi më shumë qartësi dhe bisedime direkte mes Rusisë dhe Perëndimit, duke thënë se të dy palët duhet të ecin përpara dhe jo të fokusohen në të kalauarën.
XS
SM
MD
LG