Ndërlidhjet

Bush: Ligjvënësit të votojnë pro planit


Presidenti amerikan George Bush tha se "shumë njerëz i kanë kthyer sytë" ka Dhoma e Përfaqësuesve, e cila do të shqyrtojë legjislacionin, që synon shpëtimin e sistemit financiar.

Ai u tha ligjvënësve se duhet të dëgjojnë zërat e atyre që kërkojnë miratimin e ligjit.

Duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Bush një ditë para votës së Kongresit, tha se ngrirja e kredive po e pamundëson zgjerimin e biznesit të vogël, madje edhe ekzistencën e tij.

Ai tha se projektligji, që ndodhet para ligjëvënësve, është "shansi më i mirë", që të përmirësohet problemi.

Presidenti Bush tha se kjo çështje po i prek punonjësit dhe familjet anekënd SHBA-së dhe se ligjvënësit "duhet të dëgjojnë", në mënyrë, që të rivendoset besimi në tregjet dhe institucionet financiare.

Dhoma Përfaqësuese refuzoi pakon e shpëtimit të hënën duke trazuar Wall Street-in dhe Uashingtonin si dhe duke goditur edhe tregjet ndërkombëtare. Senati e miratoi pakon të merkuren mbrëma.
XS
SM
MD
LG