Ndërlidhjet

Putin kritikon Kievin se i shiti armë Tbilisit


Kryeministri rus Vladimir Putin ka kritikuar sot Ukrainën se i ka dërguar armë Gjeorgjisë.

Putin i ka bërë këto komente pas bisedimeve për një marrëveshje të ndjeshme gazi me kryeministren e Ukrainës Yulia Timoshenko.

"Ky takim po ndodh duke pasur në sfond ngjarjet e fundit të Kaukazit. Është për të ardhur keq, se si Ukraina mendoi se është e mundur të furnizojë me armë një zonë konflikti. Është rast i veçantë: në raste të tilla, është rregull, që shtetet të sjellen në mënyrë diskrete", ka thënë Putin.

Ukraina ka qenë eksportuesi më i madh i armëve i Gjeorgjisë gjatë luftës së shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Timoshenko është përgjigjur "ne dëshirojmë zgjidhje paqësore" për konfliktin Rusi-Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG