Ndërlidhjet

Hyseni: Ideja e ndarjes "shumë e rrezikshme"


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka tërhequr vërejtjen se ideja e presidentit të Serbisë për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, është "shumë e rrezikshme" dhe mund të çojë në konflikt të ri.

"Duke luajtur me kufijtë në Ballkan gjithnjë ka qenë e rrezikshme dhe vazhdon të jetë e rrezikshme", tha ministri Hyseni dhe shtoi se "në Ballkan...nevojiten vetëm disa njerëz të krisur për ta filluar luftën. Ne nuk dëshirojmë ta shohim këtë".

Këto komente ai i bërë në një konferencë për shtyp në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Duke u shprehur për nismën e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta shqyrtoj ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Skender Hyseni tha se "çështja e pavarësisë së një vendi, nuk është çështje e rezervuar për gjyq. Ajo është çështje e rezervuar për vendim politik, të bërë nga liderët politikë".

Ai tha se "është i sigurtë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të sjellë vendim përkatës" duke theksuar se në "këtij vendimi nuk i frikësohemi".
XS
SM
MD
LG