Ndërlidhjet

logo-print

Kina censuron mesazhet e Skype


Hulumtuesit kanadezë thanë se autoritetet kineze po i monitorojnë dhe censurojnë mesazhet e dërguara përmes versionit kinez të Skype-it.

Citizen Lab- një grup hulumtuesish kanadezë me seli në Universitetin e Torontos, ka thënë se ka gjetur një bazë të të dhënave publike që përmbajnë mijëra mesazhe të dërguara përmes versionit kinez të Skype-it.

Ata thanë se një filtrues i veçantë kërkon fjalët e ndjeshme politike si "demokraci" dhe "Tibet".

Skype ka pranuar se ka thyerje të sigurisë, por ka shtuar se tashmë është e ditur se cenzura ekziston në Kinë dhe se autoritetet i monitorojnë komunikimet.
XS
SM
MD
LG