Ndërlidhjet

logo-print

Ushqim i helmuar kinez zbulohet edhe në Rusi


Inspektorët e ushqimit në Rusi kanë raportuar se kanë zbuluar rreth dy tonë qumësht pluhur, që besohet se është i kontaminuar me substancën kimike melamin.

Krye epidemiologu rus, Gennaddy Onischenko tha se qumështi i thatë ishte sekuestruar në Khabarovsk, qytet rus në afërsi të kufirit me Kinën.

Rusia e ndaloi importin e të gjitha prodhimeve ushqimore kineze, pasi katër foshnja kineze vdiqën dhe më shumë se 53 mijë të tjera u sëmurën nga konsumimi i qumështit pluhur me melamin.
XS
SM
MD
LG