Ndërlidhjet

Filloi debati në Kongres për planin finansiar


Dhoma Përfaqësuese e ka filluar debatin e dytë lidhur me planin e rishikuar që synon të shpëtojë sektorin finansiar amerikan.

Të hënën, Dhoma e hodhi poshtë versionin e parë të planit, por verzioni i ndryshuar u miratua të mërkurën nga Senati.

Projektligji në Senat i shtoi edhe rreth 100 miliardë dollarë taksa të reja planit 700 miliardë dollarësh, me shpresë që të fitojë mbështetjen e sa më shumë republikanëve në Dhomën Përfaqësuese.

Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi, tha se është e bindur se plani i rishikuar do të miratohet.

Para votimit të sotëm, ranë aksionet në Azi dhe në Evropë.
XS
SM
MD
LG