Ndërlidhjet

logo-print

Evropianët diskutojnë krizën financiare


Udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane do të mbajnë gjatë ditës në Paris një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar krizën globale financiare.

Presidenti francez Sarkozy do të presë krerët e Britanisë, Italisë dhe Gjermanisë si dhe drejtuesin e Bankës Qëndrore Evropiane.

Udhëheqësit evropianë do përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me masat që duhen marrë për të stabilizuar tregun financiar evropian.
XS
SM
MD
LG