Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një ndër militantët kyç të Al Kaidës


Forcat amerikane në Irak kanë vrarë një militant të dyshuar të Al Kaidës që besohet të jetë ndër hartuesit e disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në Bagdad.

Besohet se militanti në fjalë ka qenë i përfshirë në vrasjen e një grupi diplomatësh rusë në vitin 2006. Militanti i vrarë është identifikuar si Mahir Ahmad Mahmud al Zubaidi humbi jetën gjatë luftimeve të së premtes. Bashkë me të u gjet dhe trupi i pa jetë i një militanteje femër.
XS
SM
MD
LG