Ndërlidhjet

Bush firmos planin 700 miliardë dollarësh


Presidenti amerikan George Bush ka firmosur duke e kthyer në ligj planin e adminisitratës që ofron 700 miliardë dollarë për zgjidhjen e krizës financiare.
Bush e nënshkroi planin pas miratimit të mbrëmshëm nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila në fillimjavë e kishte hedhur poshtë një version të propozimit.

"Duke u bashkuar rreth këtij legjislacioni ne kemi vepruar duke parandaluar që kriza në Wall Street të shndërrohet në krizë të të gjithë shoqërisë, në të gjithë vendin.
Ne i kemi treguar botës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta stabilizojnë sistemin financiar dhe do ruajnë rolin udhëheqës në ekonominë globale", tha Bush.
XS
SM
MD
LG