Ndërlidhjet

U vra një komandant i lartë ushtarak rus


Komandanti i lartë i ushtrisë ruse, Ivan Petrik, ishte në mesin e shtatë ushtarëve rusë të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë afër bazës së tyre në rajonin separatist, Osetia Jugore.

Koloneli Petrik ishte shef i shtatmadhorisë së ushtrisë ruse për Osetinë Jugore.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë këtë shpërthim e ka cilësuar si "akt terrorist", që kishte për qëllim t'i shkatërroj përpjekjet për ripërtritjen e paqes në rajon.

Ministria e brendshme e Gjeorgjisë menjëherë ka hedhur poshtë involvimin në këtë incident, duke e vlerësuar atë si provokim që synonte parandalimin e tërheqjes së trupave ruse.
XS
SM
MD
LG