Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozy: Të mbështeten institucionet e rrezikuara financiare


Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha se liderët e ekonomive më të mëdha evropiane do të punojnë së bashku për t'i mbështetur institucionet e rrezikuara financiare, por pa u formuar fonde të veçanta të përbashkëta.

Këtë deklaratë zoti Sarkozy e bëri pas takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur në Paris, me pjesëmarrjen e liderëve nga Britania, Gjermania dhe Italia, ku u diskutua se si të veprohet ndaj krizës globale financiare.

Në këtë takim morën pjesë edhe shefi i Bankës Qendrore Evropiane dhe kryesuesi i vendeve të eurozonës.
XS
SM
MD
LG