Ndërlidhjet

Dënohen sulmet e kurdëve ndaj Turqisë


NATO, SHBA, BE, qeveria e Irakut dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon, kanë shprehur përkrahjen për Turqinë dhe kanë dënuar sulmin e rebelëve kurdë, që la të vdekur 15 ushtarë turq.

Ushtria turke tha se të paktën 23 rebelë të Partisë Popullore të Kurdistanit janë vrarë në dhunën e së premtes përgjatë kufijve me Irakun në Turqinë jug-lindore, ndërsa 20 ushtarë turq janë lënduar.

Raportohet se kurdët kanë përdorur armatim të rëndë për të sulmuar forcat turke në kufi, nga Iraku verior.

Turqia, ndërkaq më vonë përmes artilerisë dhe sulmeve ajrore ka sulmuar pozicionet e rebelëve në Irak.
XS
SM
MD
LG