Ndërlidhjet

Palin akuzon Obaman për lidhje me 'terroristët'


E nominuara republikane për nënpresidente të SHBA-së Sarah Palin ka akuzuar kandidatin demokrat për president Barack Obama, për lidhje, sic i ka quajtur me "terroristët".

Duke folur të shtunën në një fushatë, Palin ka cituar një raport të New York Times, mbi lidhjet e Obamas me William Ayers- një ish anëtar i një grupi militant në vitet e '60-ta, që zhvilloi një fushatë të dhunshme kundër përfshirjes amerikane në Luftën eVietnamit.

Fushata e Obamas i ka hedhur poshtë komentet e Palinit, duke i quajtur ato fyese.

Më herët Obama i ka dënuar pikëpamjet dhe aktivitetet radikale të Ayers-it dhe ka vënë në pah se ai ka qenë fëmijë, kur grupi ka kryer sulme terroriste.
XS
SM
MD
LG