Ndërlidhjet

IAEA: Lindja e Mesme mos të ketë armë atomike


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) ka miratuar një rezolutë, që i kërkon vendeve të Lindjes së Mesme që të heqin dorë nga armët bërthamore dhe të punojnë drejt krijimit të një Lindje të Mesme pa armë bërthamore.

Votimi për rezolutën jo-obligative ishte 82 pro, asnjë kundër dhe 13 abstenime- përfshirë këtu Izraelin, SHBA-në dhe Sirinë.

Mediat thonë se rezoluta në mënyrë indirekte kritikon Izraelin- që konsiderohet të posedojë në masë të gjerë armë bërthamore, si dhe për Iranin dhe Sirinë, që janë nën hetimet e agjencisë për aktivitete të mundshme të fshehura bërthamore.
XS
SM
MD
LG