Ndërlidhjet

India vë orë policore në Kashmir


Autoritetet indiane kanë vënë orë policore të pacaktuar në Kashmirin e kontrolluar nga India, para një tubimi të planifikuar për pavarësi.

Raportohet se mijëra policë dhe ushtarë janë duke patrulluar në rrugët e Shrinagarit, dhe qytetet tjera në rajonin e Himalajeve, duke u thënë banorëve që të qëndrojnë brenda.

Forcat indiane të sigurisë raportohet të kenë arrestuar disa liderë të aleancës së separatistëve myslimanë, para demonstratës së të hënës në Shrinagar.
XS
SM
MD
LG