Ndërlidhjet

Rice: SHBA nuk minon Rusinë në Azinë Qendrore


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ka hedhur poshtë sot çdo supozim se përpjekjet amerikane për lidhje të ngushta me Kazakistanin kanë për synim të minojnë ndikimin rus në Azinë Qendrore.

Rice u tha gazetarëve, në fluturimin e saj për në Astanë, se nevojat për fitore të SHBA-së nuk nënkuptojnë humbje ruse në rajon.

Ajo tha se Uashingtoni nuk pranon kurrfarë nocioni të sferës së veçantë të ndikimit të Rusisë në Azinë Qendrore për të shtuar se Kazakistani mund te ketë miqësi me këdo që dëshiron.

Rice do të takojë liderët e Kazakistanit, ndërsa bisedimet do fokusohen në furnizimet me energji.
XS
SM
MD
LG