Ndërlidhjet

Turqi: Vdesin 18 imigrantë ilegalë në aksident


Një kamion me imigrantë ilegalë nga Afganistani dhe Birmania është rrokullisur në Turqinë perëndimore duke shkaktuar vdekjen e 18 njerëzve dhe plagosjen e 23 të tjerëve.

Autoritetet thanë se aksidenti ka ndodhur afër qytetit Malkara, rreth 100 km në perëndim të Stambollit, kur vozitësi me siguri ka humbur kontrollin e automjetit.

Guvernatori i provincës Tegirdag, Aydin Nezih Dogan, tha se vozitësi është larguar pas aksidentit.

Dogan tha se të gjithë imigrantët planifikonin të hyjnë ilegalisht në Greqi.
XS
SM
MD
LG