Ndërlidhjet

Evropianët përpiqen që t'i shpëtojnë bankat


Qeveritë në mbarë Evropën po përpiqen t'i shpëtojnë bankat, një ditë pasi liderët e ekonomive më të mëdha të kontinentit u zotuan të punojnë bashkë për të luftuar krizën finansiare.

Në Berlin, qeveria gjermane po zhvillon bisedime të emergjente për ta shpëtuar Hypo Real Estate, huadhënës i dytë për nga madhësia në Gjermani.

Bisedimet mbahen një ditë pasi konzorciumi bankar e tërhoqi planin 48 miliardë dollarësh, i cili u dakordua ditë më parë.

Belgjika dhe Luksemburgu gjithashtu po përpiqen të gjejnë blerës për grupin e sigurimeve Fortis, operacionet e të cilit në Holandë u nacionalizuan javën e kaluar.

Në Islandë, autoritetet po diskutojnë për një plan të mundshëm për shpëtimin e bankave komerciale.
XS
SM
MD
LG