Ndërlidhjet

Rusët tërhiqen nga 'zonat e sigurisë' në Gjeorgji


Forcat ruse raportohet se kanë filluar tërheqjen nga territori i Gjeorgjisë, siç qe paraparë me marrëvshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Franca.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili, tha se forcat ruse e kanë hequr një postbllok nga "zona e sigurisë" që e kishin pushtuar për rreth rajonit separatist të Osetisë së Jugut.

Ai tha se forcat ruse gjithashtu po e lëshojnë edhe një pozicion tjetër afër rajonit tjetër separatist të Abkhazisë.

Zëdhënësi i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në Gjeorgji e përshkroi hapin si "shenjë e parë e hapur" e tërheqjes që Rusia e kishte premtuar deri të premten më 10 tetor.
XS
SM
MD
LG